Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
32 °
Die
32 °
Hën
31 °
E enjte, 18 Gusht, 2022
spot_img

“Shtyjnë raundet që në fund të zgjedhin vetë”, Alibeaj: Rama e tregoi që është hipokrit, s’jemi këtu për të plotësuar epshet…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur në Konferencën e Kryetarëve se ftesa për negociatat me opozitën për presidentin nuk ka qenë e sinqertë.

Ai është shprehur se Edi Rama po shtyn tre raundet që më raundin e 5 ta emërojnë vetë. Ndër të tjera Alibeaj është shprehur se Presidenti nuk duhet të jetë i asnjërës palë, teksa tha që duan që të plotësohen kërkesat e tyre për zgjedhjen e presidentit.

albsig

“Nuk kemi kërkuar asgjë, më shumë se sa për të nderuar procesin e zgjedhjes së presidentit dhe mazhornca nuk ka asnjë lloj reflektimi. Si një shenjë për të dalë nga loja e kulisave bëmë këtë hap.

Ca kritere duhet të ishin përcaktuar, ca kritere janë ligjore, që figura presidenciale duhet të ketë e për të cilat duhet të biem dakord. Jam dakord që duhet të biem dakord dhe ne të opozitës. Por për të qenë një proces dinjitoz që mos të shndërrohet në farsë e në një lojë, qëndrimi në rrafsh parimor besoj se është i duhuri.

Duke marrë pjesë në proces, për të instauruar një proces i cili të dalë jashtë interesave politike që t’i japë këtë legjitimitet presidentit. Disa kërkesa elementare duhen. Duhet të ketë një shprehje për qëndrimin tonë nga ana e mazhorancës.

Nuk emërohet presidenti nga ju dhe ne, nuk do të jetë president. Do të jetë president pallati. A duhet në të mundohemi gjithmonë e më shumë për t’ua bërë të ditur sesi po ecim ne për procesin e zgjedhjes së opozitës. Deri tani ka vetëm heshtje nga mazhoranca. Rama hipokrit do të shtyjë raundet dhe të shkojë tek raundi i 4. Nuk kemi asnjë lloj instrumenti për ta ndaluar, vetëm morali. Si shenjë për të dal nga loja e vjetër 30-vjeçare  e kulisave për përzgjedhjen  e presidentit, bëmë të hapur disa kritere që figura duhet të mbaj e të jemi dakord. Presidenti nuk duhet të jetë as i njërës palë, as i tjetrës. Vetëm kështu do të kishte virtytin të ishte mbi palët.

Presidneti të jetë mbi balët dhe të përfaqësojë të gjithë shqiptarët. Së dyti që ne të sfidojmë sic edhe kolegët tonë duhet të ketë një shprehje qëndrimi për qëndrimin tonë nga ana e mazhorancës. Doni një proces ne folem, folëm për ca rregullave.  Po, jo. Në po ok, në jo ok. Sepse duhet të bindemi për një gjë që të jemi serioz nuk emërohet president pallati.

Që të vijnë ne me emra, ne nuk jemi këtu për të plotësuar epshet e tij, këta duhet tja kursejmë veten dhe shqiptarëve” tha Alibeaj ndër të tjera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img