Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shtyhet sërish seanca për TAHIRIN, ish-ministri: Shqipëria po ecën përpara, vetëm gjyqi im ka ngecur

Shkruar nga Newsbomb

Shtyhet sërish seanca te Krimet e Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Mësohet se seanca e rradhës do të mbahet më datë 17 korrik. Shkak për këtë është bërë fakti që prokura e avokatit që përfaqëson Gjergj Kohilën nuk ishte e rregullt. 

Kohila është ish-shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, i cili ndodhet në arrati. Nga ana tjetër, ish-ministri Tahiri ka folur shkurt për mediat. 

“Shqipëria po ecën përpara vetëm gjyqi im ka ngecur. Më vjen keq që u shty seanca. Do vijoj të kërkoj një një gjyq sa më të shpejtë”, tha Tahiri pas daljes nga salla e gjyqit.

Kjo është e disata herë që seanca për Tahirin shtyhet dhe procesi po zvarritet prej 2 vitesh tashmë ndërkohë që Gjykata e Katanias në Itali i ka dhënë pafajësinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll