Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shtyhet sërish gjyqi për Jonadën, gjyshi: Skenar për të zbutur dënimin e vrasësve

Shkruar nga Newsbomb
Shtyhet sërish gjyqi për Jonadën, gjyshi: Skenar për të

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Jonada Avdian, vogëlushen e cila humbi jetën verën e kaluar në Potam, Himarë, pasi u përplas me skaf nga ish-efektivi i Policisë Arjan Tase.

Sot në Gjykatën e Vlorës do të bëhej seancë për tetë punonjësit e policisë së Himarës të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Shkak për shtyrjen e seancës mësohet se është bërë mungesa e avokatëve të të pandehurve.

Për rrjedhojë gjyqi është shtyrë për në datë 17 janar 2024. Gjyshi i Jonadës i cili ishte i pranishëm sot në Gjykatën e Vlorës, Ismet Avdia tha për mediat se ka frikë se shtyrjet e vazhdueshme të seancave gjyqësore për vdekjen e mbesës së tij janë skenar për të zbutur dënimin ndaj atyre që vranë Jonadën.

LEXO EDHE: Përplasi për vdekje me skaf Jonadën në Potam, ndahet dosja për ish-policin Arjan Tase

Gjyshi i Jonadës tha ndër të tjera se ndarja e dosjes që Arjan Tase të gjykohet veçmas nga tetë punonjësit e policisë së Himarë krijin hapësira për gjykim të shkurtuar, në mënyrë që çështja të mbyllet me një dënim simbolik prej dy vitesh.

“Kjo është seanca e tetë, e një gjyqi paraprak që zgjat pothuajse 6 muaj, në një kohë që për 8 muaj prokurorja e nderuar ka arritur të mbyllë dosjen. Ajo u shty sërish sot. Ne jemi shumë të shqetësuar, dua të deklaroj përmes ekraneve tuaja.Ky është një skenar, unë këtë skenar e kam dyshuar, por ai u bë realitet. Ky skenar që krijoi një lodhje për të bind publikun dhe udhëzuesit e lartë të gjykatës se kjo çështje duhet të gjykohet bashkërisht ashtu siç është hetuar. Ata e ndanë dhe kjo ndarje krijon hapësira për gjykim të shkurtuar dhe në fund skenari do jetë një dënim simbolik pas dy vitesh. Ne i besojmë ende drejtësisë, por u bëjmë thirrje organeve të larta të drejtësisë që ta shohin. Tragjedia e Himarës është një pjesë dhimbshme jo vetëm e familjes sonë, por e gjithë popullit shqiptar. Ky është një skenar për ta zbutur dënimin ndaj atyre që e vranë Jonadën”, tha Ismet Avdia.

Jonada Avdia lindur dhe rritur në Britaninë e Madhe ishte kthyer me familjen në Shqipëri për pushime, ku edhe humbi jetën tragjikisht. Ajo ishte duke u larë në plazhin e Potamit në Himarë me babain e saj, ku skafi e përplasi duke e lënë të vdekur në vend.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese