Seanca për të akuzuarit për vjedhjen e votave në Dibër, në zgjedhjet e lokale të vitit 2016, është shtyrë përsëri dhe shkak për këtë janë bërë avokatët. Mësohet se dy nga të akuzuarit kanë pranuar fajësinë dhe kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Mirëpo, seanca sot nuk është mbajtur dhe është shtyrë. Kjo, sepse avokatët e tyre kanë munguar.
Nuri Meda dhe Drini Gjeci kanë dalë para togave të zeza në orën 13.00 të ditës së sotme. Edhe pse të akuzuarit janë paraqitur në Gjykatë, avokatët mbrojtës të tyre nuk kanë marrë pjesë. Kjo ka bërë që togat e zeza ta shtyjnë dhënien e vendimit për ta në 22 korrik.
Po ashtu, para Gjykatës do të dalë dhe ish-shefi i Policisë Robert Aga dhe Hasan Hoti. Seanca për ta është caktuar të mbahet në datë 12 korrik.