Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Shtyhet seanca për statusin e PD, avokati Bashës kërkoi përjashtimin e gjykatësit

Shkruar nga Newsbomb
Shtyhet seanca për statusin e PD, avokati Bashës kërkoi

Është shtyrë sërish seanca për statutin e Partisë Demokratike në Gjykatën Civile. Burime për mediat bëjnë me dije se Gjykata ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Lulzim Bashës lidhur me dorëzimin e dokumentacioneve shtesëtë Këshillit Kombëtar,.

Për shkak të këtij vendimi, përfaqësuesi i Lulzim Bashës, Indrit Sefa, kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Niko Rrapi nga procesi gjyësore.

Përfaqësuesit e ish-kryeministrit Sali Berisha, Çlirim Gjata dhe Franc Nuri, kërkuan që të pezullimin e zgjedhjeve të Bashës dhe ndryshimeve statutore të bëra në 2 shtator, me arsyetimin se nuk mund të regjistrohen pa u zgjidhur më parë çështja se kujt i takon vula.

Ndërsa, përfaqësuesi i Bashës, Indrit Sefa kërkoi mosnjohjen online të Këshillit Kombëtar të PD-së në datën 27 shtator.

Seanca e radhës në lidhje me ndryshimet e statusit të 2 shtator është shtyrë për më 13 nëntor ora 15:00.

Pjesë nga diskutimet në seancën gjyqësore:

Sefa: Kemi dyshime së Këshilli Kombëtar i datës 27 i mbledhur online nuk është mbledhur kurrë...

Gjykata: Nuk është kjo objekt i gjykimit tonë.

Sefa: Ne kemi dyshime të arsyeshme se në dosje mungon dokumentacioni i nevojshëm për të legjitimuar procesin. Ne na rezulton që mos të jetë mbledhur Këshilli Kombëtar, pasi nuk mbështetet askund në legjislacion. Ne kemi dyshime të arsyeshme se kjo mbledhje nuk ekziston dhe jemi në kushtet e falsifikimit të dokumenteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese