Hapësire reklamuese

Politikë

Shtyhet seanca për kryebashkiakun e Mallakastrës, avokati kërkoi kohë në KQZ për mbrojtjen e Qerim Ismailajt (Seanca e radhës)

Shkruar nga Newsbomb
Shtyhet seanca për kryebashkiakun e Mallakastrës, avokati kërkoi

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë seancën për dhënien e vendimit për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailajt. Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së avokatit mbrojtës të Ismailajt, i cili ka kërkuar kohë.

Kjo ka qenë kërkesa e vetme e palës mbrojtëse dhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi e ka pranuar atë. Seanca e radhës do të mbahet të premten në orën 11.00.

Qerim Ismailaj, kryebashkiaku i Mallakastrës rrezikon të humbë mandatin pasi nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin me 3 vite burg në Greqi, në vitin 1999. Prokuroria i dërgoi dje rezultatet e hetimit KQZ dhe vërtetonte se Ismailaj ka qenë i dënuar në shtetin fqinj.

Ai është dënuar në mungesë pasi nuk ka qenë në Greqi në momentin kur Gjykata ka vendosur për të.

Qerim Ismailaj punonte dhe jetonte në ndërtim në ishullin grek Hiot para viteve 2000. Aty, Ismailaj është njohur dhe më një biznesmen dhe ka punuar për të. Mirëpo, pas përfundimit të punimeve, kryebashkiaku i Mallakastrës duhet të merrte paratë që i tanonin.

Pronari grek ka refuzuar ta paguante dhe mes tij e Qerim Ismailajt ka nisur një debat. Gjatë përplasjes, biznesmeni grek është rrëzuar mbrapsht dhe ka marrë plagë në kokë. Po ashtu, i lënduar ka mbetur dhe Ismailaj i cili ka përfunduar në spital.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll