Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
57 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Shtyhet seanca për konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajas, mes tyre edhe “Audi” i Kejvina Kthellës

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Posacme Apelit ka shtyrë seancën për kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajas.

Kjo është hera e tretë që GJKKO shtyn seancën për konfiskimin e pasurive të Rrajas, ku mes tyre është edhe një makinë “Audi” ku bashkëpronare është edhe modelja Kejvina Kthella.

As Redjan Rraja dhe as Kejvina Kthjella nuk ishin të pranishëm e ndërsa senaca e shty për arsye se nuk ishte paraqitur avokatja Kristina Marku, e cila përfaqëson interesat e Marsela Bibës .

Nga ky hetim tashme gjykata vendosi përjashtimin e avokates Marku dhe vendosi qe çështjen ta ndjek avokati Edvis Gorishti. Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar për më datë 31 janar, ora 8:00.

Pasuritë e Rrajës, që përfshijnë apartamente, garazhe, një orë e kushtueshme “Rolex” dhe makina, janë sekuestruar në tetor të vitit 2021, ndërkohë vjet  SPAK dërgoi dosjen e në Gjykatën e Posaçme dhe kërkon konfiskimin e tyre e kalimin në pronësi të shtetit.

Mes mjeteve të sekuestruara dhe për të cilën kërkohet konfiskimi, është dhe një Audi luksoz model A8, që Redjan Rraja e kishte kaluar në pronësi të modeles Kejvina Kthella. Prokuroria Speciale tha se edhe përse është në pronësi të modeles, mjeti zotërohet në mënyrë të tërthortë të nipit të deputetit socialist.

Kthjella, ish-velinë dhe modele rezultoi të kishte kontakte me 34 vjeçarin Redjan Raja, i akuzuar për atentatin ndaj prokukurorit Arjan Ndoja.

 


Më shumë