Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shtyhet për të tretën herë pretenca, gjobitet avokati i Klement Balilit

Shkruar nga Newsbomb
Avokati Theodhori Sollaku dhe Klement Balili

Shtyhet për të tretën radhë pretenca te Krimet e Rënda për Klement Balilin, i cilësuari si “Eskobari i Ballkanit”.

Mësohet se edhe kërë herë është bërë shkak mungesa e të pandehurit dhe avokatit të tij mbrojtës Theodhori Sollaku në Gjykatë.

Balili me anë të një shkrese ka deklaruar se nuk mund të jetë prezent në seancë për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore, ndërsa Sollaku nuk e ka justifikuar mungesën e tij.

Për këtë arsye është gjobitur me 10.000 lekë avokati i Balilit, ndërsa senca e radhës është vendosur të mbahet më 8 prill.

Gjithashtu edhe avokati Remzi Ponari, i caktuar për të mos penguar seancën e radhës ka munguar, por e ka justifikuar mosprezencën me një raport shëndetësor ku thuhej se nuk është në gjendje të mirë.

Ndërkohë, kujtojmë se në shkurt të këtij viti Gjykata e Krimeve të Rënda, pranoi gjykimin e shkurtuar ndaj Kelment Balilit.

Mbi Balilin rëndojnë 4 akuza: Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal" "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal", "Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë" "Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale" 

Balili nuk i ka pranuar akuzat, ndërsa pas rreth dy vjet në arrati ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja vajti për gjykim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu