
Procesi gjyqësor për inceneratorin e Fierit është shtyrë për në shtator.
Procesi është shtyrë pasi avokatët e ish-ministrit Lefter Koka nuk i kishin gati konkluzionet, ndaj dhe seanca e radhës do të mbahet më 6 shtator.
Prokuroria e Posaçme më herët ka dhënë pretencën për zyrtarët dhe personat e tjerë të arrestuar për inceneratorin e Fierit. SPAK kërkoi në gjykatë që ish-ministri Lefter Koka të dënohet me 10 vite, ndërsa ish-deputeti Alqi Bllako me 7 vite burg.
Po ashtu, SPAK kërkoi që të dënohet edhe Klodian Zoto, si pronar i inceneratorit, me 12 vite burg. Ndërkohë, tre të pandehurit e tjerë, Etleva Kondi, Arenc Myrtezani dhe Guiseppe Cafaglione do vijojnë procesin me gjykim të zakonshëm.
Pretenca e SPAK për të akuzuarit, për inceneratorin e Fierit
- Lefter Koka 10 vjet burg
- Alqi Bllako 7 vjet burg
- Klodian Zoto 12 vjet burg
- Pellumb Abeshi 4 vjet burg
- Florian Muçaj 3 vjet burg
- Azem Shatëri 3 vjet burg
- Erjon Murataj 4 vjet burg
- Sabina Cenameri 4 vjet burg, pezullohet dënimi për shkak se ka fëmijë te mitur
- Arben Dervishaj 4 vjet burg
- Loran Dusha 8 vjet burg
- Arjola Kodra 3 vjet burg
- Arbër Denizi 7 vjet burg
- Juri Imeraj 7 vjet burg
- Regan Merdani 4 vjet burg
- Gentian Zifla 4 vjet burg