Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shtyhet për në datën 5 shkurt seanca për gjyqtarin Luan Daci, ish-anëtar i KPA-së

Shkruar nga Newsbomb

Seanca gjyqësore për Luan Dacin, ish anëtarin e KPA-së është shtyrë për në datën 5 shkurt.

Kujtojmë se Luan Daci u dënua nga shkalla e parë me 1 vit shërbim prove dhe pezullim nga detyra me akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Sipas informacioneve për mediat, seanca është shtyrë pasi prokurori nuk ka qenë gati për të dhënë konkluzionet në lidhje me çështjen  e Dacit.

Daci e ka çuar vendimin në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar pafajësi. Avokatët e tij kanë paraqitur argumentet në mbrojtje të tij, duke theksuar se nuk ka vepër penale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu