Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shtyhet për herë të gjashtë radhazi gjyqi ndaj Arbër Paplekaj

Shkruar nga Newsbomb
Shtyhet për herë të gjashtë radhazi gjyqi ndaj Arbër

Gjyqi për ish-efektivin e RENEAS Arbër Paplekaj është shtyrë për herë të gjashtë radhazi. Togat e zeza janë mbledhur paraditen e kësaj të mërkure, por seanca nuk është zhvilluar pasi Arbër Paplekaj, i arrestuar për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani, nuk është paraqitur.

Në një email të dërguar nga burgu në Gjykatë, është nënvizuar se nuk ka kapacitet për transportin e Paplekajt.

“Nuk ka një arsye objektive që varen nga ne, që seanca u shty. Ai donte të ishte në këtë seancë. Nuk kanë kapacitet ta shoqërojnë edhe pse Arbri ka dashur të jetë i pranishëm. Kështu thotë emaili ”, ka thënë avokati i ish-efektivit të RENEAS.

Arbër Paplekaj qëndron në paraburgim në burgun 313 në Tiranë. Seanca e sotme pritej edhe për ish drejtorët e policisë Niko Palla, Albert Nushi dhe 6 efektivëve të 'Shqiponjave'. Ajo është shtyrë për të premten, ku shpresohet që të jetë edhe dita kur të merret vendimi për të kaluar apo jo çështjen për gjykim.

Akuza ndaj ish-specialit të RENEAS

Ngjarja e rëndë në Elbasan ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku siç u tha pati shkëmbim zjarri kur u kap makina e shtabit të PS-së nga Struktura e Mbrojtjes së votës, e ngritur nga PD, duke shpërndarë para në këmbim të votës.

I vrarë mbeti Pjerin Xhuvani, u plagos një efektive policie Xhensila Sota dhe tre persona të tjerë.

Arbër Paplekaj akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll