Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shtyhet pa afat verifikimi i kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, Ibrahimi: Po presim të kalojnë në vetting

Shkruar nga Newsbomb
Gent Ibrahimi

Shtyhet pa afat verifikimi i kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi deklaroi para mediave se KLP po pret që të gjithë kandidatët të kalojnë në vetting.

‘Duhet që të gjithë kandidatët të kalojnë në vetting. Është në rregullore që KLP duhet të presë kur kandidatët kalojnë në vetting’, tha Ibrahimi.

‘Kemi dërguar një kërkesë për përshpejtimin e procedurave. Mund të mbarojë edhe nesër po ne nuk e dimë, kandidati joprokuror përcaktohet nga ne’, shtoi ai, ndërsa u pyet nga gazetarët për kandidatët që do të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK).

‘Nuk jam i përgatitur të jap përgjigje për kandidatët për SPAK, mendoj se duhet të rezervoni një konferencë për shtyp’, tha kreu i KLP.

Ndërkohë kujtojmë se kjo është shtyrja e tretë e verifikimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu