Mbrëmja e 1 Janarit mund të sjellë ndryshime të befasishme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ku banorët kanë më shumë se 2 muaj që bashkëjetojnë me njëri tjetrin.
Në njoftimin e “Big Brother Vip” në Instagram, bëhet me dije se “Vëllai i Madh” ka vendosur që finalja të shtyhet në 18 Shkurt, por do të jenë banorët ata që do të vendosin nëse ky vendim do të qëndrojë ose jo.
Gjithashtu në 1 Janar do të shpallet edhe i preferuari i shtëpisë, i cili do të ketë një “fuqi” të veçantë në krahasim me banorët e tjerë.
Postimi i Big Brother:
"Big Brother Vip" për herë të parë do të jetë live në natën e parë të Vitit të Ri.
Me datë 1 Janar, banorët e shtëpisë më të famshme do të vihen përpara një zgjedhje.
A do pranojnë ata të vazhdojnë garën deri më datë 18 Shkurt, kur "Vëllai i Madh" ka vendosur të shtyjë finalen?
Cilat do të jenë surprizat madhështore për ta? A i mbështesin familjarët në zgjedhjen e rrugëtimit të tyre? Cili do të shpallet i preferuari i shtëpisë dhe çfarë fuqie do të ketë?