Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë sot mbledhjen për heqjen e mandateve të dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Shkëlqim Selami, Dashamir Tahiri dhe për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi.
Në mbledhjen e sotme u paraqit vetëm deputeti Selami, ndërsa Tahiri përfaqësohej vetëm nga avokati i tij, po ashtu edhe Rroshi.
Ndërkohë KQZ ka kërkuar të dhëna shtesë për numrin dhe datat e vendimeve e dënimeve të secilit.