Tirana
few clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
20 %
Mar
3 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Shtyhet lëshimi i teleskopit 10 miliard dollarë që do “zbulojë” alienët, ra në tokë gjatë transportit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtyhet data e lëshimit në hapësirë të teleskopit më të avancuar dhe më të kushtueshëm të ndërtuar ndonjëherë, James Webb Space Telescope.

Lëshimi ishte parashikuar të kryhej në datën 18 dhjetor, por Nasa njofton se shtyrja është bërë për shkak të një incidenti.

Sipas Nasa, gjatë transportit, teleskopi është përplasur me tokën, duke i shkaktuar vibrime.

Ky teleskop hapësinor është më i komplikuari i ndërtuar ndonjëherë. Punimet kanë nisur në vitin 2003, por pas shtyrjesh të herëpashershme shpenzimet kanë kapur vlerën e rreth 9.7 miliard dollarëve.

Teleskopi përbëhet nga disa pasqyra gjigante në formë hekzagonale dhe do të shohë në thellësi të universit në spektrin infra të kuqe. Kjo do t’i mundësojë shkencëtarëve që të arrijnë të kapin sinjale nga dritat më të largëta e më të zbehta duke pretenduar se mund të hedhin shikimin pas në kohë deri në lindjen e universit.

Disa ekspertë kanë shprehur entuziazmin e tyre duke thënë se nëse në ndonjë planet diku larg në hapësirë do të ketë drita artificiale, çka do të thotë civilizim të avancuar, ky teleskop do të arrijë ta dallojë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img