Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shtyhet gjyqi për Saimir Tahirin, gjyqtari që u zëvendësua dje kërkoi kohë të njihet me dosjen e ish-ministrit

Shkruar nga Newsbomb
Shtyhet gjyqi për Saimir Tahirin, gjyqtari që u zëvendësua

Gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë. Seanca e parashikuar për sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit nuk është mbajtur sepse gjyqtari kryesues ka këkruar kohë që të njihet me dosjen dhe provat në ngarkim të ish-ministrit.

Në GJKKO Tahiri do të gjykohet nga tre gjyqtarë të cilët kanë ardhur nga rrethet dhe nuk janë pjesë e trupës së Apelit të Posaçëm. Edhe avokati Maks Haxhia e pohoi këtë fakt. "Gjyqtari kërkon kohë. Presim që Gjykata të na vërë në dijeni shkakun, nëse do jetë i njëjtë me atë që ne kemi kërkuar për përjashtimin e zonjës Shirka...", tha avokati ndër të tjera.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më datë 17 janar.

Kujtojmë se, dje, një ditë para mbajtjes së seancës gjyqësore ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, gjyqtarja Daniela Shirka është tërhequr në mënyrë të papritur dhe u zëvendësua nga kolegu Florjan Kalaja, gjyqtar i komanduar në Gjykatën e Apelit Durrës, i cili ka kaluar vetingun në fund të vitit 2020.

Newsbomb.al mëson se Shirka ka dhënë dorëheqjen nga gjykimi i kësaj dosje pasi është pjesë e një trupe gjyqësore që po heton persona të tjerë të lidhur me këtë rast. Në këto kushte, ajo nuk mund të ishte në dy procese gjyqësore ku gjykohet i njëjti rast, dhe për të rrëzuar çdo alibi për ndikim në vendim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese