Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shtyhet gjyqi për ish-gjyqtaren e Krujës dhe të arrestuarit e tjerë, avokatët nuk shkojnë në seancë

Shkruar nga Newsbomb
Shtyhet gjyqi për ish-gjyqtaren e Krujës dhe të arrestuarit e

Gjyqi për ish-gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha dhe personat e tjerë të arrestuar bashkë me të, do të mbahet nesër, më datë 1 tetor. Seanca e përgatitur të mbahej sot por në të kanë munguar avokatët e disa prej të arrestuarëve.

Afro dy muaj më parë SPAK mbylli hetimet për Enkelejda Hoxhën dhe 8 persona të tjerë duke i marrë të pandehur. Seanca e radhës do të mbahet nesër, pasi sot avokatët e Emanuela Mallkucit, Trendafile Frangut dhe Ilir Korbit nuk u paraqitën.

Gjyqtarja dyshohet se përmes rryshfetit ka liruar nga burgu një sërë personazhesh të botës së krimit. Një ndër ta është edhe Genc Tafili, i përfshirë në vrasjen e kolonelit Arben Zylyftari. Tafili kishte kryer vetëm 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar kur u lirua nga gjyqtarja Hoxha.

Të ndaluarit e tjerë bashkë me të, akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll