Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shtyhet gjyqi për grabitjen e vitit 2017 në Rinas, avokatët refuzojnë mbrojtjen

Shkruar nga Newsbomb
Shtyhet gjyqi për grabitjen e vitit 2017 në Rinas, avokatët

Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit  për 6 të pandehurit e grabitjes së Rinasit më 9 shkurt 2017.

Bëhet me dije se shkak për shtyren e sancës për 6 të pandehurit është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të Dash dhe Ernest Kupës.

Avokatët kryesisht të caktuar nga gjykata refuzojnë të marrin përsipër mbrojtjen e këtyre të pandehurve.

Dy avokatët e caktuar së fundmi, në seancën e ditës së djeshme janë gjobitur me 50 dhe 100 mijë lekët të reja.

Të pandemur janë  Dash Kupa, Ernest Kupa, Neim Avdylasj, Fatjon Xhyliu, Dritan Sinani dhe Aleksandër Murataj.

Përveç grabitjes jashtë pistës në aeroportin e Rinasit, ata gjithashtu akuzohen të jenë autorë të dy grabitjeve të tjera të dy bankave në vitin 2015.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll