Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shtyhet gjyqi për Arbër Paplekaj, avokatët kërkojnë kohë të njihen me listën e dëshmitarëve

Shkruar nga Newsbomb
Shtyhet gjyqi për Arbër Paplekaj, avokatët kërkojnë

Gjyqi ndaj ish-efektivit të Forcave Speciale, Arbër Paplekaj, është shtyrë përsëri këtë të martë. Kjo është hera e disatë, të paktën tetë seanca janë shtyrë që nga njoftimi i gjykimit, dhe gjyqi i radhës është caktuar të zhvillohet më 9 janar.

Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës, të cilët kanë kërkuar kohë të njihen me listën e dëshmitarëve në gjyq, edhe pse kjo e fundit nuk u është vënë në dispozicion. Në ngjarjen e ndodhur para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani.

Arbër Paplekaj akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

Ditë më parë, Arbër Paplekaj ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë që çështja në ngarkim të tij të gjykohet në një gjykatë tjetër, në Tiranë, pasi në Elbasan ekziston mundësia që trupi gjykues të ndikohet nga bandat. Po ashtu, ish-speciali i RENEAS ka thënë se nuk është i sigurt në Elbasan.

Kërkesa e tij është refuzuar nga Gjykata e Lartë dhe tashmë gjyqi ndaj tij do të zhvillohet në Elbasan.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll