Këshilli për Çështjet e Përgjithshme të BE nuk ra dakord për të caktuar datën e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kjo për shkak se Bullgaria vendosi veton.
Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në një postim në rrjetet sociale është shprehur se puna do të vijojë në Presidencën sllovene.
Ai thotë se të dy shtetet bënë një përparim të dukshëm në muajt e fundit, ndaj mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare duhet të jetë çështje përparësie.
“Kur bëhet fjalë për Shqipërinë & Maqedonia e Veriut, shumë terren u mbulua gjatë muajve të kaluar, me përparimin e dukshëm të arritur. Ne jemi në shtrirjen e fundit dhe do të vazhdojmë të punojmë me Presidencën sllovene të BE për ta përmbyllur atë: ne duhet të hapim Konferencat e I-rë Ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut si një çështje përparësie”, shkruan Varhelyi.
When it comes #Albania & #NorthMacedonia, a lot of ground was covered over past months, w significant progress achieved. We’re in final stretch & will continue to work w @EU2021SI to conclude it: we need to open 1st Intergovernmental Conferences with 🇦🇱🇲🇰 as a matter of priority. pic.twitter.com/UTAr60Wj2P
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 22, 2021