Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shtrëngim masash? Brataj: Po, nëse...

Shkruar nga Newsbomb
Shtrëngim masash? Brataj: Po, nëse...

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka thënë se nëse shifrat e infektimeve nga Covid-19 do të jenë në rritje, atëhere do të kemi një shtrëngim të masave në Shqipëri.

Brataj u shpreh se mbi 90% e të shtruarve në spitale janë të pavaksinuar, teksa shtoi më tej se nga vaksinat nuk ka pasur asnjë komplikacion apo efekt anësor.

“Komiteti i Ekspertëve monitoron situatën epidemiologjike dhe bëhet vlerësimi i masave lehtësuese dhe shtrënguese. Ne bëmë një rikujtesë të masave që janë  në fuqi, ora policore, distanca etj për të ardhur tek vaksinimi nga personeli mjekësor, edukatorët, shërbimet publike. Vaksinimi do kohën e vet. Personat që kanë role publike duhet të vaksinohen.

Shtetet e tjera kanë ndërprerje nga puna, detyrim i atyre profesioneve për vaksinën. Nëse do të jetë e nevojshme do të shtrëngojmë masat.  Nëse vendoset Green Pass duhet të monitorohet.  Green Pass është një nga masat më efikase. Nuk ka pasur asnjë kompikacion nga vaksinat. Mbi 90% e të shtruarve janë të pavaksinuar,”- tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll