Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Shtoi shpejtësinë kur pa policët dhe u soll çuditshëm, arrestohet shqiptari në Itali. Drogën e kishte fshehur në…

spot_img

Lajme të ngjashëm

a7bd17d3571962cc137245e2d0bbe74a

Një shqiptar 52-vjeçar identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është arrestuar nga policia italiane në Milano, pasi në automjetin e tij Mercedes Benz u gjet drogë e llojit kokainë me vlerë mijëra euro.

Burri është bërë vetë sebet për arrestimin e tij, pasi kur ka parë policët, ka shtuar shpejtësinë nga frika. Ata kanë dyshuar dhe e kanë ndjekur derisa e kanë ndaluar.

Më tej ai po sillej çuditshëm me efektivët dhe ishte gjithë kohës në siklet. Kjo gjë bëri që policët të dyshojnë edhe më shumë dhe të bëjnë një kontroll më të imtësishëm të makinës.

Gjatë kontrollit të makinës, në pjesën e baterisë, policët zbuluan 600 gram kokainë dhe dy celularë.

roga.jpg

Menjëherë shqiptarit iu vunë prangat, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Milanos.

Më shumë

spot_img