Hapësire reklamuese

Politikë

"Shtoi 300 mijë euro por s'pagoi taksa", Shkëlzen Berisha do paditet për evazion fiskal

Shkruar nga Newsbomb

Shkëlzen Berisha rezulton të ketë shtuar pasurinë e tij në vitin 2009 me 300 mijë euro, por nuk ka paguar asnjë taksë, shkruan ReportTv.

Kjo gjë bëhet e ditur nga komisioni hetimor për CEZ.

Komisioni ka siguruar deklaratën e pasurisë së Shkëlzenit si dhe atë të Tatimeve kur rezulton se nuk ka paguar asnjë detyrim.

Në vitin 2009, Berisha deklaronte 300 000 euro të ardhura nga aktiviteti në fushën e ndërmjetësimit, por në Tatime nuk ka paguar asnjë detyrim.

Edhe gjatë vitit 2010, Shkëlzen Berisha ka deklaruar shtesë në pasurinë e tij, por te Tatimet sërish nuk rezulton të ketë paguar taksa.

Komisioni hetimor për CEZ po vlerëson dokumente shtesë dhe pritet që të kallëzojë penalisht Shkëlzen Berishën për evazion fiskal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu