Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shtohen zërat 'pro' Shqipërisë, kreu i PPE-së apel BE-së: Koha të hapen negociatat

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i Partive Popullore Europiane (PPE) Joseph Daul kërkoi hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Nëpërmjet një deklarate zyrtare, lideri i partive të qendrës së djathtë europiane shtoi se këto dy vende i kanë përmbushur kushtet për të nisur fazën e bisedimeve për integrim në strukturën e përbashkët politike dhe europiane.

'Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë hapa para në plotësimin e kushteve për të nisur proçesin e negociatave për anëtarësim. Por, ndërsa ka ende shumë për të bërë, hapja e bisedimeve është hapi tjetër i natyrshëm. Qytetarët dhe të rinjtë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë meritojnë të kenë një perspektivë europiane përderisa ata vazhdojnë të jenë burim motivimi dhe vendosmërie për këtë vende dhe më gjerë në rajon', bëri me dije kreu i PPE-së Joseph Daul.

Vendimi përfundimtar do të merret në 18 tetor në mbledhjen e kryeministrave dhe ministrave të jashtëm të BE-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese