Dy deputetë të rinj pritet t’i shtohen opozitës së re në Kuvend, pasi Selami Jenishehri dhe Besnik Troplini kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Bëhet fjalë për dy (ish) aleatë të kryedemokratit Lulzim Basha, Selami Jenishehri i cili është Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë dhe Besnik Troplini i Ballit Kombëtar, përkatësisht i 46-i dhe 48-i në listën shumëemërore të PD-së.
Selami Jenishehri, kreu i Partisë së Pensionistëve
Besnik Troplini, kreu i Ballit Kombëtar për Tiranën