Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shtohen akuzat për Alqi Bllakon, ja si komunikonte me Klodian Zoton për inceneratorin e Elbasanit

Shkruar nga Newsbomb
Shtohen akuzat për Alqi Bllakon, ja si komunikonte me Klodian Zoton

Detaje të reja kanë dalë lidhur me akuzat që rëndojnë mbi ish-deputetin Alqi Bllako në lidhje me aferrën e inceneratorëve.

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e Bllakos, ku përveç akuzës së "shpërdorim të detyrës", kryer në bashkëpunim, Prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe një tjetër akuzë, atë të "korrupsionit".

Burime për mediat bëjnë me dije se pas sekuestrimit të kompjuterit të Bllakos janë gjetur prova të cilat e impikojnë atë në korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Sipas SPAK, Alqi Bllako ka shkëmbyer e-maile  nga adresa e tij private me administratorin e kompanisë  “Alb tek energy”, Klodian Zoton duke e informuar këtë të fundit mbi procedurën e dhënies me koncension të Inceneratorit të Elbasanit.

Referuar dosjes ai i përcillte Zotos, e-mailet e zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit mbi procedurat që duhet të ndiqte për të fituar të drejtën e ndërtimit të Inceneratorit të Elbasanit.

Kontaktet mes tij dhe Zotos janë mbajtur gjatë periudhës kur Bllako ushtronte detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe  prokuroria ka dyshime se ish deputeti të ketë paracaktuar garën duke shpallur fituese kompaninë që  përfaqësohej nga Klodian Zoto.

Tre ditë më parë Bllako është njohur edhe me akuzën e re që SPAK ka ngritur ndaj tij, për inceneratorin e Elbasanit.

Kujtojmë se më 9 nëntor Gjykata e Apelit të Posaçëm pranoi kërkesën e SPAK për rikthimin në burg të ish-deputetit Alqi Bllako.

SPAK më herët ankimoi në Apelin e Posaçme vendimin e shkallës së parë që i bëri Bllakos zëvëndësim të masës së sigurimit nga arrest në burg në arrest në shtëpi.

Bllako u arrestua më 31 mars të këtij viti i dyshuar si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit, duke firmosur disa shkresa që tjetërsuan truallin në Fier.

 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll