Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

PS cakton tre sekretarët e rinj, Rama tregon emrat e propozuar

Shkruar nga Newsbomb
PS cakton tre sekretarët e rinj, Rama tregon emrat e propozuar

Janë miratuar ndryshimet në statut, ndërsa vetëm pak momente më parë kryeministri Edi Rama ka propozuar 3 sekretarët e ri të qeverisë.

Rama tha se është kërkuar sekretari i ri për koordinimin, ekzekutiv dhe emigracioni.

Është propozuar sekretare për koordinimin Blerina Gjylameti, Eridian Salianji propozohet sekretar ekzekutiv dhe Larter Duraj Sekretar për Emigracionin

“Me sekretarin e Përgjithshëm propozuam  tre sekretarë të tjetër, koordinimin, detyrë të cilën propozuam Blerina Gjylametin. Një sekretar për cështjet zgjedhore të partisë, detyra ti besohet Eridianit dhe një sekretar për emigracionin, detyrë për të Laerti. Është i lidhur me zonat e andej.

Këto janë tre shtresat. Është e udhës që ne në vjeshtë të bëjmë një tjetër kongres që ti përkushtohet llogari dhënies në lidhje me cfarë thamë sot” tha Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese