Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Shto ujë e shto miell'. Media italiane e shkruan SHQIP mënyrën sesi janë bërë ndërtimet në SHQIPËRI

Shkruar nga Newsbomb
Foto e 'Il fatto Quotidiano'

'Shto ujë, shto miell'. Për të bërë byrekun, një ushqim tipik shqiptar në Ballkan, sasitë e ujit dhe miellit janë dhënë më parë, dhe të hedhësh më shumë vec mund të shkaktojë dëme. 

Thënia shqiptare tregon më së miri kuptimin e përdorur në realizimin e shumicës së ndërtesave në tokën e shqiponjave pas rënies së komunizmit, duke nisur nga dhjetori 1990.Një popullsi e tërë ka lëvizur nga fshatrat e mallet drejt jugut e juglindjes duke mbërritur në dy vende kryesore: Durrës dhe portin e saj, sot eficent, me pamje nga Adriatiku dhe mbi të gjitha, kryeqytetin Tiranë.

Sot qyteti është afro 1 milionë banorë, një e treta e popullsisë, në një vend që shtrihet në 28 mijë kilometra katrorë. Që në fillim të viteve ’90 territori I kryeqytetit u zgjerua duke I dhënë spacio një periferie të crregullt dhe obsessive, estetikisht e shëmtuar.

Bërthama e ndërtesave të larta deri në 15 kate, pa asnjë plan urbanizimi, dizenjuar nga inxhinierë dhe arkitektë me pak prirje drejt estetikës.

Të tjerë, shtëpitë I kanë ndërtuar hap pas hapi, duke nisur nga rënia e atij muri ideologjik që në prag të dekadës së tretë të viteve 2000, shumica janë duke u penduar. Marrim psh, ndërtesën e rrëzuar pak më larg se qendra e Durrësit dhe që deri më tani janë gjeutr 9 persona. Ashtu si gjithë ndërtesat e shkatërruara nga goditja me 6.4 ballë të martën e kaluar në 3.54, ndërtimi është I viteve të fundit dhe mbi të gjitha ka pësuar crregullime të rrezikshme. Ose më saktë: shtesa të pakujdesshme të kateve: nga një kat në katër, në secilën pllakat e shufrave dhe cimentos të ngritur nga shtyllat, janë një dëshmi e qartë sesi të prisnin të tjerë njerëz të familjes. Në rastin e familjes Lala, të mbingarkuar nga një fat jo aq I paimagjinueshëm, bërthama mbërriti nga verilindja e Shqipërisë.

U rrëzuan së pari, nga pesha e katër kateve me cimento, janë themelet që tërhoqen gjithë katet, duke filluar nga garazhi. “Zakonisht përpara se të nisë një ndërhyrje për të gjetur personat poshtë rrënojave, shpjegon një prej policive italianë të kërkim shpëtimit që është impenjuar që prej tre ditësh në Durrës – teknikët tanë kontaktojnë ata të komunës për të pasur hartat kadastrale të ndërtesave. Të gjitha për të pasur një ide sesi është bërë shtëpia, ku mund të gjenden njerëzit etj. Por ata u përgjigjën se nuk ka dokumente kadastrale që kanë të bëjnë me atë ndërtesë dhe për disa informacione duhet të mbështeteshim në shenjat e të mbijetuarit të vetëm të nxjerrë pasditen e së martës. Ky pra, ishte niveli”.

Për të përmbledhur ndjenjën e popullit shqiptar, janë të rëndësishme fjalët e George Frendo, kreut të Konferencës Episkopale shqiptare: “Flemë në frikë, zgjohemi në frikë, sepse vazhdojnë dridhjet. Shumë njerëz nuk e dinë nëseduhet të flenë në shtëpi, shumë janë duke fjetur nëpër makina, atë makinë që kanë, të tjerë kanë shkuar te të afërmit që jetojnë në veri të Shqipërisë. Një vend totalisht I demoralizuar, një vend I zhytur në një krizë të pashembullt politike pa precedente, që nuk e kanë pranuar si kandidat në një të ardhme në Bashkimin Evropian. Dhe tani këto tërmete. Një notë positive është solidariteti I treguar nga vetë shqiptarët dhe shumë vende, duke përfshirë Italinë. Unë po marr me dhjetëra mesazhe e telefonata në ditë, nuk e di, ne nuk e dimë më se c’duhet të bëjmë për të lehtësuar dhimbjen e popullit tonë”.

Sot po vajtohen të vdekurit, por ndërkohë tragjedia në zhvillim është shembulli klasik I ndëtimit pa kriter dhe pa kontroll. Dy hotelet e rrëzuara në zonën e Golemit, përgjatë bregdetit në jug të Durrësit, zona me një intesitet të lartë turistik, Vila Pamja e Miramare ishin gjysëm të zbrazët: “do të kishte me dhjetëra viktima nëse do të ishte verë. E njoh historinë e atyre dy hoteleve, vecanërisht Vila Palma, spekullimet, kërkesën me cdo kosto të pronarëve ta transformonin nga një ndërtesë banimi ‘të lehtë’ në një hotel të madh jashtë rregullave. Nuk I ka kontrolluar kush, nuk ka vendosur askush veton për pasojat e dhimbshme” thotë Irvi Hyka, nga Universiteti I Durrësit, me një të kaluar edhe në Itali.

“Tërmeti ishte I fortë. Vecanërisht ai gjatë natës së të martës, por në fund të fundit, nuk duhet të binin kaq shumë ndërtesa. Secila kishte grupe prindërish brenda. Në këtë kuptim, ishte një masakër për familjet. Shqipëria është një vend I cuditshëm që ka marrë të mirën dhe te keqen nga Italia, përshembull përsa I përket korrupsionit dhe kaosit politik, dhe më pas, megjithatë ne kemi kopjuar kushtetutën tuaj, dhe kjo është e mirë edhe pse kemi gabuar në aplikim. Pra, familja mbetet në qendër të gjithckaje, sikurse te ju, vecanërisht në rrethana të dhimbshme sikursereagimi ndaj një katastrofe natyrore. Tani vendi është i lënduar, por shpejt do të harrojë pa bërë ndryshime të brendshme. Përgatitet një tjetër valë emigracioni. Këtë radhë do të duan të ikin të rinjtë më të shkolluar, dhe vendi që duan nuk është Italia, por Gjermania. Po ju jap këtë të dhënë: në shkollën e Mjeksisë në Durrës 97% e studentëve janë regjistuar në kurse gjermanishteje. Në Shqipëri do të qëndrojnë politikanët tanë dhe njerëzit e varfër, përvec hyrjes insitutcionale në Evropë.

Tërmeti fizik, ai I shtatorit të kaluar e deri tek ky I tanishmi ka provokuar për një moment rriskun e një tërmeti politik. Protestat e të djathtës, dalja nga parlamenti, dhe një gropë institucionale. Një e djathtë popullore e rritur nën eksperiencën e Sali Berishës për 20 vite, sot e lënë në hije nga një e majtë socialiste post-komuniste që nuk bën të majtën. Për të shqetësuar kryeministrin Edi Rama, më shumë sesa e djathta, ishin protestat në muajt e kaluar nga studentët.

Shqipëria është një vend I ri, me një moshë mesatare shumë të ulët, dhe në rritje ekonomike evidente. (Marrë me shkurtime nga Il fatto Quotidiano)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu