Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
0.5kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
16 °
Enj
20 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Shtirej si i dërguar nga “të fortët” dhe kanosi qytetarët për t’i dhënë para, arrestohet i riu në Tiranë (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 34-vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi ka kërcënuar dy persona në këmbim të parave.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Mark Nikolli, i cili shtirej sikur kishte lidhje me kriminelë dhe ka kërcënuar dy shtetas në këmbim të parave.

Policia i ka sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash dhe dy aparate celular që shërbenim për kryerjen e këtij aktiviteti kriminal.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pindesing”. Operacioni i zhvilluar nga Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Forcën e  Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Prezantohej si lidhje e personave me precedent të theksuar kriminal dhe shtrengonte në anë të kanosjes për dhënien e pasurisë shtetas të ndryshëm, vihet në pranga 34-vjeçari.

Sekuestrohen një shumë e konsiderueshme parash dhe dy aparate celular që shërbenim për kryerjen e këtij aktiviteti kriminal.

Sektori i Hetimit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Forcën e  Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune hetimore disajavore, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Pindesing”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. N., 34 vjeç, banues me qira në Tiranë.

Ky shtetas, në kohë dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur për dhënie pasurie shtetas të ndryshëm, konkretisht:

Më datë 01.09.2021, ky shtetas ka shtrenguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin V.K.;

Më datë 16.09.2021, ky shtetas ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, shtetasin J.B.;

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img