Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shtimi i azilkërkuesve, Franca dhe Gjermania ritheksojnë bllokadën

Shkruar nga Newsbomb

Ambasada e Republikës së Francës dhe Ambasada e Republikës së Gjermanisë në Tiranë kanë theksuar me anë të një deklarate të përbashkët për shtyp qëndrimin e tyre kundër kërkesave për azil. Më 29 janar, në Aeroportin e Tiranës, 50 shtetas shqiptarë, të cilët nuk kishin respektuar kushtet e qëndrimit në hapësirën Schengen, konkretisht në Francë dhe në Gjermani, janë riatdhesuar në Shqipëri”.

Sipas Ambasadave, “numri i këtyre fluturimeve të përbashkëta evropiane për riatdhesim nuk është ulur dhe nuk do të ulet, sepse këta shtetas me qëndrim të parregullt përpiqen para së gjithash të emigrojnë për arsye ekonomike, gjë të cilën dy vendet tona nuk mund ta pranojnë”.

“Shqipëria është renditur tashmë nga organet më të larta juridike franceze në listën e vendeve me origjinë të sigurte. Në Shqipëri, themelet e demokracisë janë stabilizuar. Nuk duhet të keqpërdoret procedura e kërkesës për azil, e cila u rezervohet në mënyrë strikte vetëm refugjatëve politikë të vërtetë. Statusi i refugjatit nuk do t’u jepet të ashtuquajturve azilkërkues, arsyet e vërteta të të cilëve janë ekonomike”, thuhet në deklaratë.

Për më tepër, vijon deklarata, “liberalizimi i regjimit të vizave midis Shqipërisë dhe vendeve të hapësirës Schengen, ku bën pjesë Franca dhe Gjermania, është një masë e drejtë dhe efikase”.

Përveç kësaj, vijon deklarata e përbashkët, “riatdhesimi i shtetasve shqiptarë mund të sjellë si pasojë ndalimin e hyrjes dhe të qëndrimit të tyre në zonën Schengen për disa vite. Për këtë qëllim, fluturimi i përbashkët franko-gjerman i 29 janarit është një tregues tjetër i vendosmërisë dhe bashkëpunimit të vendeve të hapësirës Schengen në luftën kundër emigracionit të parregullt” thonë përfaqësuesit e dy vendeve të BE.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese