Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Shteti ynë fqinj hap kufijtë, mund ta vizitojmë pa bërë testin PCR

spot_img

Lajme të ngjashëm

a53023daaef62839ea038482e1623c31

Mali i Zi ka hapur kufijtë dhe çdokush që dëshiron ta vizitojë nuk është i detyruar të këtë bërë një test PCR.

Njoftimi u dha nga Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Borovinić Bojović. Ndërkohë gjatë fundjavave do të lejohet edhe lëvizja ndërqytetase.

“Falë qytetarëve dhe respektimit të  masave nga ana e tyre, situata është më e mirë para fillimit të festave të Vitit të Ri,” tha Borovinić Bojović.

Lidhur me vaksinën, ajo tha se qëllimi është që vaksina e parë që do të vijë në Malin e Zi të jetë një vaksinë me një certifikatë evropiane.

Ajo tha se vaksinat nga prodhuesit kinezë dhe rusë po konsiderohen gjithashtu në mënyrë aktive dhe se është e rëndësishme të ndërtohen marrëdhënie bilaterale edhe me ta. 

“Unë nuk mund të njoftoj datën e saktë të mbërritjes së vaksinave, ne jemi duke punuar dhe një informacion të saktë mund të kemi  në 10-15 ditët e ardhshme” tha Ministrja duke shtuar se janë në negociata me Pfizer dhe AstraZeneca.

Më shumë

spot_img