Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E martë, 29 Nëntor, 2022

Shteti pranë kolapsit/ 20 mijë punëtorë në grevë, kërkojnë rritje pagash

spot_img

Lajme të ngjashëm

Rreth 20 mijë punëtorë të shërbimit civil në Kosovë pritet të hyjnë në grevë në fund të muajit janar, nëse nuk u plotësohen kërkesat për rritje të pagave, sipas parimit, pagë e njëjtë për pozitë të njëjtë.

 

Këtë e ka bërë të ditur Mursel Zymberi, kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civilë të Kosovës, i cili shtoi se këta punëtorë janë të vetmit që pagën bazë e kanë rreth 340 euro.

Fundi i muajit janar mund t’i gjejë në grevë rreth 20 mijë punonjës të shërbimit civil në Kosovë, nëse pagat e tyre nuk nivelizohen me sektorët e tjerë të punës”, tha kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civilë të Kosovës, Mursel Zymberi.

Sipas tij, shërbyesit civilë janë të vetmit të cilëve nuk u është rritur asnjëherë paga bazë, pas rritjes së pagave nëpër sektorët e tjerë.

Nëse do të vërehet ndarja në mes të shërbyesve publikë, favorizimit, kjo nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë nga ana e shërbyesve civilë, dhe kam trysni të madhe shumë nga të gjithë sektorët, qoftë nivelit komunal por edhe ministrive, që të fillohet me masa sindikale, greva dhe protesta. Unë jam ithtar i shfrytëzimit të dialogut social, por besoj, i ka ardhur fundi. Po e presim vendimin e Qeverisë se si do të na kategorizojë”, tha Zymberi.

Zymberi thotë se punonjësit e këtij sektori pagën bazë e kanë më të ulët se paga mesatare në Kosovë.

Një numër i madh i shërbyesve civilë, përkundër përgatitjes që e kanë, varësisht se ku janë të punësuar, ende paguhen me nivelin e pagave 320-350 euro”, thotë ai.

Punonjësit e shërbimit civil në Kosovë nuk janë përfshirë asnjëherë në rritjen e pagës bazë që nga viti 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës. 

 

Më shumë




spot_img








spot_img