Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
19 %
4.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

“Shteti më ka marrë shtëpinë 50 vite më parë”, deputeti habit me deklaratën: Të ma kthej tani, meqë fëmijërinë s’ma kthen dot më

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Kostaq Papa ka kërkuar në Kuvend që shteti t’i kthejë atij një shtëpi që i ëhstë marrë 50 vite më parë. Sipas tij, fëmijërinë dhe rininë në atë kohë, ia kanë marrë bashkë me shtëpin, por emqë dy të parat nuk kthehen më, ai kërkon shtëpinë.

Papa u shpreh se në lidhje me këtë çështje, ka vënë në dijeni kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

“ILDKP është një institucion i rëndësishëm dhe ne i përgjigjemi sa herë na kërkon pasuritë. Unë i listova pasuritë e mia por njëra prej tyre edhe pse është e listuar nuk ekziston. Shteti ka ende pasuri që ia ka marrë qytetarëve në mënyrë të paligjshme.

Kështu edhe mua para 50 vitesh kur unë isha i vogël shteti më mori rininë, fëmijërinë më mori dhe shtëpinë. Dhe ende nuk ma ka kthyer. Dhe unë iu drejtova kryeparlamentarit. Ai tha se do më ndihmonte. Për dijeni dhe kryeministrit. Takova dhe drejtues të pushtetit lokal të kryeqytetit të Tiranës ku unë jam si deputet për ta mbyllur këtë gjë sipas të drejtës që më takon.

Qoftë edhe pas 50 vitesh. Dhe pse shteti nuk më kthen dot fëmijërinë por të paktën të më kthejë shtëpinë. Unë i kam listuar pasuritë e mia aty. Por shteti më mban akoma. Kur shteti vepron me ne kështu mendoni si vepron me qytetarët e thjeshtë”,  tha Papa në Kuvend.

Më shumë

spot_img
spot_img