Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
2.6kmh
0 %
Mër
13 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Shteti, ky mashtrues i paaftë dhe hajdut!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

KUR DO ÇOHESH, O SHQIPTAR?

Qeveria si “Love Story”!

SHTATORI I “ARRESTIMEVE”!

HALLET E KËSAJ VERE!

Nga Edi OGA ekskluzivisht për newsbomb.al

Shteti në ditët e sotme, nuk është ashtu siç e mendoni ju.

Në fakt, shteti duhet të ishte ashtu siç ju e donit, por ai nuk as dëshirë, as mundësi, madje as qëllim të jetë i dobishëm për ju në masën që ju do ta dëshironit.

Shteti është kthyer në një qëllim në vetvete. Ai rrjedh nga pushteti dhe i shërben atij. Pjesa e “të mirave” që shteti siguron dhe realizon për qytetarët të cilëve u përket, në më të shumtën e rasteve janë “efekte anësore”.

Shteti çdo ditë e më tepër po ndahet nga qytetarët që nuk janë pjesë e strukturave të tij, të cilët në fakt janë (akoma) shumica e popullsisë. Shteti, në vend që të kryejë “detyrat” e tij sipas përkufizimit, merret vetëm me “punët e veta” dhe nuk ka as turp as frikë, sepse mbikqyrës ka vetveten dhe garantor të madh pushtetin i cili e ka pjellë këtë shtet.

Cili është qëllimi i shtetit?

Shteti është një formë organizimi njerëzor e dalluar nga grupet e tjera shoqërore për qëllimin e tij, vendosjen e rendit dhe sigurisë; metodat e tij, ligjet dhe zbatimi i tyre; territorin e tij, zonën e juridiksionit ose kufijtë gjeografikë; dhe së fundi nga sovraniteti i saj.
A e dinë këtë personat e punësuar në shtet?
Jam i bindur që jo. Sepse “trajnimi” që personat e punësuar në shtet marrin, nuk e përfshin fare përkufizimin e shtetit, i cili në fakt është edhe qëllimi i tij! 
Në ditët e sotme, shumica e të punësuarve në shtet janë militantë partie, pjesa më e madhe e tyre pa arsimin përkatës për pozicionin e okupuar, gjysma mediokër dhe çereku analfabetë funksionalë! Shteti përbëhet nga institucione por institucioneve u japin kuptim dhe funksion njerëzit që “bubrrojnë” në to.
A duhet t’i nënshtrohemi një shteti të tillë?
E kemi të pamundur të bëjmë ndryshe edhe kur nuk na pëlqen ngaqë nuk na shërben, sepse ndryshimi i shtetit është proces i tejzgjatur dhe tmerrësisht i vështirë për t’u realizuar. Duke u përpjekur të shpëtojmë prej tij sa të mundemi, këtij shteti do t’i paguajmë taksat dhe do t’i nënshtrohemi ligjeve që ai vendos. Do të marrim prej tij aq arsim dhe aq shëndetësi sa ofron. Aq rend dhe siguri sa siguron. Në fund fare, nga ky shtet do të marrim drejtësinë që ai propozon, duke iu lutur Zotit që kjo drejtësi të jetë sa më e drejtë.
Mbërrita tek qëllimi i këtij shkrimi.
A ka diçka që shteti e ofron, të cilën ne mund ta refuzojmë pa vuajtur pasoja ligjore?
Për fat po. Informacionin.
Duhet të refuzojmë ose të vëmë në dyshim çdo informacion që shteti servir. Qoftë ai edhe shkencor. Qoftë edhe (gjasme) i mbështetur në studime apo zëra autoritarë. Për dy arsye:
1. Shteti ka ekspertë partiakë dhe/ose të paditur.
2. Shteti nuk është i sinqertë, ai punon me axhendë të fshehur, për arsyet që thamë më lart.
Për fat, sot secili nga ne ka burime informacioni të pavarura nga shteti ynë dhe ekspertë seriozë të papunësuar në shtet. Besojini atyre më tepër se shtetit.
Shteti thotë se po shtohen rastet me variantin Delta dhe mund t’i rikthehemi kufizimeve në javët që vijnë, por në të njejtën kohë, për interesa vetëm të vetat, shteti lejon dhe organizon evente me grupime mijërash, festa dhe peligrinazhe që zgjasin një javë, koncerte në stadiume ku nuk lejohen tifozët, etj.
Le ta vuajmë sa më pak këtë shtet. Të dyshojmë gjithnjë në ato që na thotë!
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img