Shteti Islamik ka marrë përsipër sulmin me bombë në ambasadën ruse në Kabul.
Një kamikaz u hodh në erë pranë ambasadës ruse, duke vrarë gjashtë persona, dy prej të cilëve ishin pjesë e stafit të ambasadës.
Sulmi është marrë përsipër përmes një deklarate të publikuar në kanalin e Shtetit Islamik në Telegram.
Ky është sulmi i parë i këtij lloji që kur talibanët morën pushtetin në Afganistan. Ministria e Jashtme ruse tha se një militant i paidentifikuar vendosi lëndën eksplozive te dera e ambasadës ruse, pak çaste para se të qëllohej për vdekje nga rojet.