Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

'Shteti garant i principalit të kredisë', Denaj: 15 miliardë lekë për 'Garancinë Sovrane 2' të bizneseve të prekura nga COVID-19

Shkruar nga Newsbomb
'Shteti garant i principalit të kredisë', Denaj: 15
Anila Denaj

15 miliardë lekë është mbështetja e qeverisë shqiptare për garancinë e dyë sovranë  për bizneset që u prekën nga pandemia.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Financave, Anula Denaj në një status në Facebook, e cila shkruan se kjo garanci do të jetë një mundësi financimi për të gjitha bizneset që kanë një historik pozitiv të marrëdhënies kreditore.

Por nga kjo garanci sovrane nuk do të përfitojnë ato biznese që cilësohen si kreditorë të këqinj, ndërsa qeveria do të dalë garant për 60% të çdo huaje që banka do të japë, ndërsa 40% do të dalë garant vetë biznesi.

Kredia e marrë nga sipërmarrësit nga garancia sovrane 2 ka një afat shlyerjeje deri 5 vjet, ndërsa prej javës së ardhme bizneset mund të shprehin interesin pranë të gjitha bankave të nivelit të dytë për të përfituar prej saj.

Gjithashtu kjo garanci sovrane 2 u siguron hapësirën bizneseve për të mos paguar principalin për një periudhë jo më pak se 6 muaj.

Postimi i plotë i Ministres së Financave, Anila Denaj:

15 miliardë lekë mbështetje nga Qeveria Shqiptare për Garancinë Sovrane 2

Garancia Sovrane II, ofron mundësi financimi për të gjitha sipërmarrjet e ndikuara në aktivitet nga situata e pandemisë dhe me një historik pozitiv të marrëdhënies kreditore. Qeveria ?? garanton 60% të principalit të çdo huaje, që bankat do të lëvrojnë për biznesin, sipas eksperiencave më të mira ndërkombëtare. Ky instrument:

Është në dispozicion për sipërmarrësit në të gjithë sektorët e ekonomisë

Synon të jetë burim për kreditimin e kompanive për kapital qarkullues dhe investime

Ofron mundësi financimi me një afat shlyerjeje deri 5 vjet

Ofron hapësirën për të mos paguar principalin për një periudhë jo më pak se 6 muaj

Ftojmë të gjitha bizneset, të mobilizojnë fondet e nevojshme për kapërcimin e efekteve të pandemisë dhe për të hedhur hapat drejt rimëkëmbjes së aktivitetit dhe ekonomisë.

Prej javës së ardhme bizneset mund të shprehin interesin pranë të gjitha bankave të nivelit të dytë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll