Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Shtetet më inovative për vitin 2022: Shqipëria e fundit!

Shkruar nga Newsbomb
Shtetet më inovative për vitin 2022: Shqipëria e fundit!

Shqipëria renditet e fundit në Europë dhe ndër vendet më të prapambetura në botë përsa i përket inovacionit, sipas një raporti nga “Global Innovation Index”.

Renditja është bërë duke përllogaritur kategori si sofistikimi i biznesit, sofistikimi i tregut, Infrastruktura, kapitali njerëzor dhe kërkimi, institucionet, rezultatet krijuese dhe rezultatet e njohurive dhe teknologjisë.

Sipas të dhënave të përllogaritura, Zvicra ka rezultuar si shteti më inovativ në botë, e ndjekur nga SHBA në vend të dytë, Suedia në vend të tretë, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Koreja e Jugut, Singapori, Gjermania, Finlanda dhe Danimarka në vendin e 10-të.

Shqipërinë e lënë pas edhe vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duke bërë që të renditet e fundit në Europë.

Për Kosovën dhe Malin e zi (që pasaktësisht paraqiten në hartën grafike si pjesë e Serbisë) nuk ka të dhëna.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll