Tirana
few clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
2.6kmh
20 %
Pre
26 °
Sht
28 °
Die
22 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E enjte, 29 Shtator, 2022

Shtetet e mëdha ‘qahen’ për mungesë respiratorësh, por ja cili është shteti që ka vetëm 4 të tillë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtetet e mëdha si SHBA, Italia, Spanja, të cilat janë edhe vendet më të goditura nga koronavirusi, kanë hasur vështirësi në spitale, për pamjaftueshmërinë e respiratorëve.

Por nëse ka ankesa nga këto shtete që disponojnë mijëra respiratorë, atëherë çfarë mund të thuhet për Sudanin e Jugut, që ka vetëm 4 të tillë, raporton CNN.

Por nuk mjafton kjo, pasi shteti i varfër afrikan ka vetëm 24 shtretër të ICU, për një popoullsi prej 12 milionë banorësh.

Në Sudanin e Jugut deri më tani janë vetëm 4 persona të infektuar, të cilët nuk janë të shtruar në spital, por një përhapje e madhe e COVID-19 në shtetin afrikan do të ishte shkatërruese.

Por nuk është vetëm Sudani i Jugut, pasi shumë shtete të tjera të Afrikës kanë një mungesë të theksuar të respiratorëve.

Burkina Faso ka 11 ventilatorë, Sierra Leone 13 dhe Republika Qendrore e Afrikës 3, ndërsa edhe vendet latine kanë mungesa, pasi Venezuela ka 84 shtretër të ICU për një popullsi prej 32 milion, dhe 90% e spitaleve përballen me mungesa të ilaçeve dhe furnizimeve kritike, raporton CNN.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img