Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

‘Shtetas nga Azia dhe Afrika po punojnë në Shqipëri’, Meta thirrje forcave politike: Të bashkohemi kundër shpopullimit

spot_img

Lajme të ngjashëm

e05b50841405742597e4ec2c9e0ca0dc

Presidenti Ilir Meta deklaron se zgjidhja e krizës politike në vend është domosdoshmëri për të frenuar shpopullimin e Shqipërisë.

 Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai shprehet se të gjitha forcat politike duhet të angazhohen për të motivuar shqiptarët, sidomos të rinjtë.

Kreu i shtetit thotë se koha nuk pret dhe se bizneset shqiptare po i zëvendësojnë vendet e punës të mbetura bosh me shtetas nga Azia dhe Afrika

Statusi i plotë:

Të dashur qytetarë,
Zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit.
Ndërsa të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu.
Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë!
SHQIPËRIA meriton një të ardhme të sigurt!
Të bashkohemi kundër shpopullimit!
Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa.
KOHA NUK PRET!

Screenshot_5_copy_copy_copy_copy.png

Më shumë

spot_img