Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shtëpitë e legalizuara janë shembur nga Tërmeti? Reagon ARTAN LAME: Kadastra nuk merret me cilësinë e objekteve, nuk e ka këtë detyrë (SQARIMI I PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Artan Lame

Ka shumë që thonë se u janë çarë shtëpitë, ndërkohë që ato janë legalizuar. Çarjet janë shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm prej 6.4 ballë i 26 nëntorit.

Ndërkohë që kjo akuzë dëgjohet rëndom, kreu i Kadastrës shqiptare Artan Lame në një dalje publike për legalizim pallatesh në njësinë 7 në Tiranë ka deklaruar se cilësia e ndërtimit nuk është në dorën e Kadastrës, raporton newsbomb.al.

“Kadastra nuk merret me certifikimin e objektit, tha Lame. Kadastra vetëm legalizon objektin, nuk e sheh për nga cilësia”.

“Procesi i legalizimeve nuk ka të bëjë më procesin që është për certifikimin e objeteve, por është pjesë e domosdoshme për të për të bërë certifkimin nga pikëpamja e qëndrueshmërisë, sepse pa mbaruar procesin e legalizimit, as mund të shkosh të marrësh një leje për të bërë rregullime, as mund të aplikojë për të bërë sigurimin e objektit sepse kërkon patjetër të kesh tapinë”, është shprehur numri një i Kadastrës, Artan Lame, raporton newsbomb.al.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll