Po i jepet dora e fundit punimeve për hapjen e muzeut të sigurimit të shtetit, pra Shtëpisë me Gjethe. Por muret e saj të jashtme janë bërë gjithë piktura, thënie e ngjyra. Kjo ka ngjallur edhe reagimin e qytetarëve në facebook.
Në një nga parrullat e shkruara jashtë murëve thuhet: “Gjethet kanë kuptimin e fshehtësirës, të pyllit dhe, prandaj edhe të Bukuroshes së Fjetur të Përrallave – e cila, në njëfarë mënyre është kjo shtëpi që duhet zbuluar”.
Por, nga një portal turistik Albanian Travel bëhet ky përcaktim për ç’ka është shkruar: Dakord, do të hapet një muze i ri. Shumë bukur, por jo kaq romantike ftesën se nuk është shtëpia e xhuxhëve dhe Borëbardhës, shtëpi spiunimi ka qenë mo…”. Pritet që shtëpia me gjethe, baza kryesore e Sigurimit të Shtetit dhe më vonë SHIK-ut të Gazidedes, pritet të hapet shumë shpejt.