Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Shtëpia si treg kokaine, policia italiane arreston dhe më pas dëbon dy shqiptarët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pas denoncimeve të njëpasnjëshme të fqinjve, të cilët shihnin shumë persona të vizitonin banesën e tyre.

Shtetasit M.L dhe A.A përkatësisht të moshës 22 dhe 25 vjeç u monitoruan nga policia për të mësuar aktivitetin e tyre.

Sipas mediave lokale thuhet se nga vëzhgimi i kryer u zbulua se dy shqiptarët kishin një apartament të dytë në dispozicion ku përmes telefonatave shisnin lëndë narkotike.

Pas urdhërit të prokurorit, policia ndërhyri duke gjetur në shtëpinë e parë kokainë me peshë 31 gramë dhe 16 doza nga 16 gramë secila të paketuara me celefan.

Gjithashtu, policia sekuestroi edhe material të tjera paketimi dhe 2 mijë euro cash. Ndërsa në shtëpinë e dytë u gjet një material tjetër për paketimin e dozave.

Ditën e sotme Prokuroria dha urdhërin e dëbimit për ta dhe të dy u shoqëruan në kufi.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img