Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Shtëpia plot me drogë, arrestohet 61 vjeçari në Kavajë, Policia gjen hashashin të ndarë në qese

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 61 vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Kavajës, pasi në shtëpinë e tij janë kapur 4.4 kg drogë. Uniformat blu kanë ushtruar një kontroll në shtëpinë e tij, në fshatin Veliboshtovë, dhe kanë gjetur drogën të ndarë në disa qese.

Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike në banesë, shërbimet e Policisë Kavajë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit N. Q., në fshatin Veliboshtovë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 kg e 403 gramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.   

Në vijim të veprimeve, specialistët e Komisariatit të Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. Q., 61 vjeç, banues në fshatin Veliboshtovë, në Kavajë. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img