Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Shtëpia monument e At Gjergj Fishtës, drejt degradimit

Lajme të ngjashëm

Vitet e fundit është folur e stërfolur për restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës,  por ende nuk është bërë asgjë ndërkohë që ky monument kulture po rrënohet plotësisht.

Shtëpia e “Homerit Shqiptar”  ka hyrë në listën e objekteve të trashëgimisë kulturore por mesa duket Instituti i Monumenteve të Kulturës, po sheh në heshtje kthimin në gërmadhë të këtij monumenti.

Biznesmenë të shumtë kosovarë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të financuar restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës por proçedurat që Instituti i Monumenteve të Kulturës duhet të bëjë, me qëllim ruajtjen e vlerave të  trashëgimisë, ende nuk kanë mbaruar.

Nuk dimë edhe sa vite do duhen për të mbaruar këto proçedura por dimë se ky monument kulture tashmë ka shkuar drejt rrënimit.

A.M.


Më shumë