Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Babë e bir e kishin kthyer shtëpinë në fermë hashashi, arrestohen edhe tre punonjës të OSHEE, 15 kg drogë dhe 250 rrënjë kapen nga Policia (VIDEO)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pas një operacioni anti-drogë që është zhvilluar në zonën e Shënavlashit. Në pranga kanë rënë babë e bir që e kishin kthyer shtëpinë në fermë hashashi dhe tre punonjës të OSHEE.

Gjatë këtij operacioni, në Shënavlash u evidentua një banesë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. U arrestuan në flagrancë shtetasi Sh. K. dhe djali i tij, shtetasi I. K., banues në fshatin Shënavlash. 

Në katin e katërt të baneses së shtetasit Sh. K., u gjetën dhe u sekuestruan 15 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 254 bimë narkotike.  Në vijim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:

– D. A., S. P. dhe A. K., punonjës së OSHEE-së, pasi nuk kanë kallëzuar për krimin dhe kanë shpërdoruar detyrën.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë Durrës

Pas një pune gjurmuese, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nga strukturat e hetimit të krimit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Meshigli”.

Gjatë këtij operacioni, në Shënavlash, u evidentua një banesë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

U arrestuan në flagrancë shtetasi Sh. K. dhe djali i tij, shtetasi I. K., banues në fshatin Shënavlash. 

Në katin e katërt të baneses së shtetasit Sh. K., u gjetën dhe u sekuestruan 15 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 254 bimë narkotike.

Në vijim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:

D. A., S. P. dhe A. K., punonjës së OSHEE-së, pasi nuk kanë kallëzuar për krimin dhe kanë shpërdoruar detyrën.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img