Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se koalicioni i 6 marsit nuk është thjesht midis ish-kryeministrit Sali Berisha dhe saj, por midis LSI-së dhe Komisionit të Rithemelimit.
Sipas saj Komisioni i Rithemelimit nuk përfaqëson thjesht Berishës por një pjesë të mirë të Partisë Demokratike.
Sa i përket “Shtëpisë së Lirisë” e cila përbëhet nga Partia Demokristiane dhe LSI, Kryemadhi tha se partitë e tjera ndoshta nuk i janë bashkuar koalicionit pasi nuk kanë dashur që të “jenë pjesë e kësaj loje”.
“Mendoj që ka pasur diccka. Duheshin të paktën dy parti dhe mendoj se partitë e tjera nuk kanë dashur të përfshihen të jenë pjesë e kësaj loje”, tha Kryemadhi për “Euronews”.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit:
Në fakt një nga problemet më të mëdhaja me mediat apo me gazetarët kërkojnë gjithmonë ta unifikojnë çështjen midis dy personave. Unë nuk mendoj që është kështu. Nuk është midis Monikës dhe Sali Berishës sesa më shumë ka të bëjë çfarë përfaqëson komisioni i rithemelimit të Partisë Demokratike. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk është vetëm Sali Berisha. Normal që Sali Berisha mund të jetë ideatori apo nxitësi por rithemelimi janë 11 deputetë.
Mungesa e përballjes me të vërtetën brenda Partisë Demokratike të një grupi të vogël është një histori që ne si LSI bashkohemi me çdo grupim që kërkon demokratizimin e demokracisë shqiptare. Zgjedhjet e 6 marsit janë një element që i kanë dhënë shansin jo vetëm opozitës por dhe qytetarëve që të zgjedhin 6 kryetarë bashkie me votë të lirë. Duam apo sduam zgjedhjet e 30 qershorit ishin zgjedhje moniste. Mendoj që ka pasur diccka. Duheshin të paktën dy parti dhe mendoj se partitë e tjera nuk kanë dashur të përfshihen të jenë pjesë e kësaj loje