Tirana
scattered clouds
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
3.1kmh
40 %
Mër
5 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
11 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Shtëpia ‘e barit’ në Shijak, lihen të lirë dy elektriçistët, në kërkim 3 autorët që kultivuan kanabis

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dy punonjësit e OSHEE, të arrestuar për shpërdorim detyre.

Ervin Stafa dhe Xhavit Istrefi, me detyrë përkatësisht faturist dhe elektriçist pranë OSHEE u arrestuan javën e kaluar, pas zbulimit të vilës së barit në Hardhishtë të Shijakut.

Të dy punonjësit e OSHEE akuzohen se kanë favorizuar aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të kanabisit në ambiente të brendshme, duke mos kontrrolluar linjën elektrike, si dhe matësin e energjisë elektrike.

Tashmë dy këta shtetas do të hetohen në gjendje të lirë për akuzën e ngritur ndaj tyre.

Ndërkohë tre autorët e dyshuar për kultivim të narkotikëve dhe përshtatjen e vilës 3-katëshe të Andi Dashit (Greca) janë në kërkim nga policia.

Më shumë


spot_img









spot_img