Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Shtëpia e barit” në Malësinë e Madhe, policia jep detaje: U arrestuan 6 persona, 1 në kërkim dhe 3 të proceduar

Shkruar nga Newsbomb
“Shtëpia e barit” në Malësinë e Madhe, policia

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje nga aksioni ku u zbulua një “shtëpi bari”  pak ditë më parë në Malësinë e Madhe.

Në një dalje për mediat zyrtarët e Policisë Shkodër njoftuan se u sekuestruan 31 kg kanabisi, ndërsa u arrestuan 6 persona.

Ndërkohë bëhet me dije se 3 persona janë proceduar penalisht dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

“Gjatë megaoperacionit “Syri i Sheganit” është zbuluar një ambient i përshtatur për të kultivuar bimë narkotike nëpërmjet llambave, si dhe u sekuestruan 31 kilogramë kanabis, llamba e pajisje të tjera që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave. Për këtë janë arrestuar në flagrancë edhe 6 persona të tjerë, janë proceduar në gjendje të lirë 3 persona dhe është shpallur në kërkim 1 tjetër. Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ramiz Nikdukaj, 64 vjeç, banues në Koplik, u zbulua një ambient i përshtatur për kultivim të bimëve narkotike nëpërmjet llambave.

Në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan rreth 22 kilogramë kanabis sativa, 455 bimë narkotike të kultivuara në ambientin me llamba, si dhe 245 bimë të tjera narkotike të kultivuara në oborrin përreth banesës së këtij shtetasi. Shtetasi Ramiz Nikdukaj u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Kultivmimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike.”.

U arrestuan në flagrancë edhe shtetasit A. L, 43 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, dhe B. K., 64 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan, pasi u kapën në flagrancë duke punuar në ambientin në të cilin kultivoheshin bimët narkotike, me anë të llambave. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Almir Nikdukaj (djali i Ramiz Nikdukaj), dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. N.(vajza e shtetasit Ramiz Nikdukaj). Si dhe u proceduan në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, 2 elektricistë të zonës, shtetasit P. I. dhe G. B.”, tha Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Hamdi Fjora.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese