Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 6 të arrestuarit, për “shtëpinë e barit” në Kashar.
Prokuroria e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Xhevrie Sulajn, për vajzën e saj Shqipe Sulaj, "detyrim paraqitje", ndërsa Lufti Basha dhe Rifat Kuçi dhe Luan Sulaj u liruan.
Është lënë në burg Ylli Sula, i cili ka marrë përsipër përgjegjësinë, duke thënë se nëna e tij dhe motra nuk kishin dijeni për kanabisin që ishte në banesë.
Pak ditë më parë në zonën e Kasharit u gjet një vile e përshtatur për të kultivuar kanabis.
Sondazh
Poll