Hapësire reklamuese

Bota

Shtëpia e Bardhë kritika vendeve të OPEC: Me vendimin e sotëm, është e qartë se po afrohen me Rusinë

Shkruar nga Newsbomb
Shtëpia e Bardhë kritika vendeve të OPEC: Me vendimin e

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar vendimin e OPEC+ për shkurtimin e prodhimit të naftës me 2 milionë fuçi në ditë.

Duke folur për gazetarët në bordin e “Air Force One”, këshilltarja politike Karine Jean-Pierre e quaji vendimin e shteteve naftë prodhuese si “dritëshkurtër” dhe të “gabuar”. Prej kohësh tashmë SHBA ka kërkuar nga OPEC të rrisë prodhimin e naftës, për të lehtësuar humbjet e shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës.

Por vendimi i sotëm pritet të shkaktojë rritje të çmimit të naftës në treg, ndërsa disa ekspertë shprehen se një fuçi naftë mund të arrijë sërish në 120 dollarë.

“Është e qartë se OPEC+ po përafrohet me Rusinë me njoftimin e sotëm,” u tha ajo gazetarëve.

Algjeria, Angola, Guinea Ekuatoriale, Gaboni, Irani, Iraku, Kuvaiti, Libia, Nigeria, Republika e Kongos, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Venezuela dhe Rusia si bashkëudhëheqëse me Arabinë Saudite janë pjesë e organizatës OPEC+.

Sondazh

Poll

Sondazh

Poll